Edi Rama ka publikuar në orët e fundit rezultatet e masava të marra për Koronavirusin. Atje thuhet se në Shqipëri sot kanë qenë vetëm 37 shkelje të rregullit për vetëkarantinimin e të ardhurve nga Italia në 14 ditët e fundit.
Kryeministri i Shqipërisë krenohet me punën, duke thënë se këtë rezultat e ka si fantazi të paarritshme edhe Zvicra. Por gjithashtu ekziston edhe frika për një përkeqësim të situatës që duket në kontroll, të paktën në pamje të parë, ndërsa në këtë moment Rama thumbon Kombëtaren duke thënë se nuk duhet të pësojmë gol në fund dhe të dalim nga stadiumi jo siç e dëshirojmë. /Sport Ekspres/