“Mos rrini në kafene”/ Gjici çon peshë kuksianët: Fitojmë titullin për herë të dytë, Tiranën e mundim gjithmonë

Kukësi-Tirana do të jetë kryendeshja e javës së ardhshme në Superiore. Një takim i quajtur si një finale e parakohshme pasi është një përballjes mes dy rivalëve kryesorë për të fituar titullin kampion, pa harruar edhe Partizanin që është rikthyer në garë.

Por çfarë mendon presidenti i verilindorëve, Safet Gjici? Në një intervistë për “Fax News”, ka ngritur peshë kuksianët, duke folur për titullin e dytë në Superiore. Gjithashtu ka kërkuar praninë e tifozëve në “Air Albania” ndaj bardhebluve, duke i thënë që të ngrihen edhe nga kafetë e përditshme.

“E pashë në ndeshjen e fundit që ekipi e nënvlerësoi Bylisin dhe menduan se mbaroi ndeshja. Por duhet të jenë të vëmendshëm për 90 minuta, jo të mendojnë: “Hë se ka mbaruar ndeshje, hë se fituam”. Pësuam atë golin në 20 sekondat e fundit pastaj që na la një shije të hidhur.

Kukësi ka lënë pikë në Gjirokastër që është e paimgjinueshme, kemi gabuar shumë me ekipet më poshtë tabelës dhe ato do ti qajmë ato pikë pavarësisht se ka pasur shumë ndeshje të mira dhe dominuese me rivalët direkt. Po jemi zhgënjyer me skuadrat që gjenden poshtë nesh, ndërsa kampionati merret dhe me ato fitore. Megjithëse nuk i quaj si skuadra të dobëta pasi duhen vlerësuar.

Ne do ia dalim, pa eufori dhe me këmbë në tokë, do e marrim titullin kampion për herën e dytë. Po të luanim në Kukës, do të ishim të paktën të paktën 10 pikë para këtë kampionat. U bëj thirrje tifozëve që të mos rrinë në kafene të premten, por hajdeni në stadium. Gjithmonë kemi fituar me Tiranën, duhet të fitojmë edhe këtë herë. Do vinë shumë tifozë të Tiranës dhe të jemi të paktën dyfish, luan Kukësi-Tirana dhe jo Tirana-Kukësi”, Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online