“Mos postoni në rrjetet sociale”, Ahmataj vjen me një rregull të fortë për lojtarët te Tirana

Ndryshimi i trajnerit te Tirana ka sjellur menjëherë rezultat te bardheblutë. Të paktën sa i përket shifrave, pasi kryeqytetasit kanë fituar me rezultatin 0-3 ndaj Luftëtarit.

Por çfarë ndryshim konkret ka sjellë ardhja e Ahmataj në stol? Menjëherë pas përballjes zgjodhi që të falenderonte Memën dhe kaq pak ditë, janë vërtet të pamjaftueshme për të folur për dorën e këtij tekniku rreth ndryshimit të lojës.

Megjithatë një vendim ndryshe ka ardhur te Tirana dhe bëhet fjalë për rrjetet sociale. Sipas asaj që raporton gazetari Altin Sulçe për “Ora Sport”, Ahmataj u ka vendosur ultimatum lojtarëve që të mos postojnë në rrjetet sociale, ndryshe nga më parë. Kjo do të sjellë fokusimin më të madh të futbollistëve në objektivin për titullin kampion. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online