Mos merrni flamujt kuqezi se nuk lejohen! Bylbyl Sokoli: Është një gënjeshtër, nuk ka rregull të UEFA-s apo FIFA-s që e ndalon flamurin kombëtar

“Mos merrni flamuj kuqezi se nuk lejohen”. Këtë frazë e kemi dëgjuar shpesh kur ka luajtur Kosova nga disa persona, të cilët kanë interesat e tyre për të mos shpalosur ngjyrat kuqezi. Në këtë linjë mendimi është edhe trajneri i njohur në Kosovë, Bylbyl Sokoli.

“Asnjë rregull i FIFA-s dhe UEFA-s nuk ndalon flamujt kombëtar në stadiumet tona. Ata që thonë ndryshe gënjejnë sepse nuk duan flamuj kombëtar në stadiumet tona, ata duan vetëm të çojnë pluhur. I inkurajoj të gjithë tifozët të këndojnë himnin kombëtar, të paraqesin flamuj dhe mesazhe patriotike”, u shpreh Sokoli në “Dueli Sportiv”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online