Mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila, ishte i ftuar në emisionin “E Diell”, ku këtë herë ishte organizuar edhe një drekë Bajrami për personazhet publike që argjëruan. Mes tyre ishte edhe lojtari i bardhebluve që i ka dhënë më shumë pozitivitet tavolinës me batutat e tij.
Duke treguar disa histori qesharake që i kanë ndodhur më parë, që kanë sjellë edhe shumë të qeshura. Për ta nisur me një kusht që i kishte vendosur Armando Sadikut në kohën që vendosi të blinte një apartament dhe të bëhej komshi me të.
“Sadiku kishte blerë më parë një apartament tek ai i pallat. Por unë tani që të blija një apartament atje kisha një kusht për Sadikun. Nuk duhet të trokasë asnjëherë në shtëpinë time për farë kosi”, tha Lila.
Gjithashtu një tjetër moment gazmor ka treguar për atë që kishte ndodhur disa vite më parë, ndërsa kishte marrë në shtëpi dy figurat e njohura të humorit, Gentian Zenelajn dhe Jul Dedën.
“Kjo ka ndodhur përpara disa vitesh ku do të merrja Zenelajn dhe Dedën në shtëpinë time për të ngrënë drekën e Bajramit. Tani mami kishte përgatitur edhe kabuni. Unë u kisha thënë gjithçka atyre sesa e mirë ishte kabunia se nuk e dinin, por kisha harruar që t’u thoja se ishte e ëmbël. Në tavolinë kishte edhe pastërma, ndërsa Deda sapo e mbylli me një lugë te pastërmaja, provoi menjëherë kabuninë”. /Sport Ekspres/