Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë që ka njohur historia dhe pas kësaj arritjeje fshihet një punë e palodhur e tij. Sulmuesi portugez njihet për regjimin e tij strikt, duke mos e ndalur në asnjë moment stërvitjen, por duke i kushtuar gjithashtu një vëmendje të madhe edhe rutinës së tij ditore jashtë fushës.
Në një rrëfim për “Whoop Podcast”, Ronaldo ka treguar rutinën e tij të mbrëmjes. Ai ka zbuluar se pas orës 22:00 ndërpret komunikimin me çdokënd. Ai shpjegon se kjo e ndihmon për të qetësuar trurin e tij.
“Nuk flas me askënd pas orës 22:00. Nuk flas as në telefon. Që prej asaj ore, mos më telefononi. Kam nevojë që të qetësoj trurin”, ka thënë Cristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/