“Mos më prekni, do të them të vërtetën”! Bruno Fernandes shpërthen ndaj arbitrit dhe në akuza: Nuk e di nëse duan t’ia japin Argjentinës këtë Botëror…

Bruno Fernandes ka shpërthyer në akuza pas eliminimit nga Maroku. Mesfushori portugez është shprehur se arbitri Tello ka mbajtur qartë nga krahu i Marokut për shkak se vinte nga Argjentina.

“Mos më prekni, dua të them atë që kam për të thënë. Nuk e di nëse duan t’ia japin Argjentinës këtë Botëror. Është shumë e çuditshme të kesh një arbitër që ka ende Kombëtaren e tij në lojë, ne nuk kemi asnjë arbitër portugez.

Keni gjyqtarët e Champions League, ata kanë nivel dhe cilësi për të qenë këtu. Arbitrat anuan qartë nga Maroku. Në pjesën e parë ishte penallti e pastër në rastin tim. Nuk jam mësuar kurrë në jetën time që të bie kur jam vetëm për vetëm me portierin, ku unë edhe mund të gjuaja në atë situatë”, tha Fernandes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online