Mos iu afroni “gladiatorit” të Shqipërisë dhe mesfushorit të Milanit! Ndajnë rekordin për Europën

Klaus Gjasula është gladiatori që ka fituar Shqipëria, ndërsa i ka dhënë shumë Kombëtares tonë në ndeshjet e fundit. Siguri në prapavijë dhe njëkohësisht muskujt që i nevojiteshin, për të thyer aksionet dhe për të ndërtuar nëpërmjet topave të gjatë.

Statistika prej një luftëtari mban jo vetëm në Bundesligë, por në gjithë Europën. Mesfushori shqiptar është ndëshkuar 12 herë me karton të verdhë deri tani, ndërsa e ndan vendin e parë me mesfushorin tjetër të Milanit, Benacer. Ky është raporti që paraqet së fundmi “Tuttosport”, që ka bërë një hulumtim për elitat e futbollit në Europë. Padyshim që është edhe një paralajmërim për futbollistët kundërshtarë, që të kenë më tepër kujdes kur të afrohen para këtyre dy lojtarëve. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online