Para 20 vitesh, Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje me Greqinë që mbetet në histori, 4 shtatori i 2004. Grekët vinin në Shqipëri si kampionë të Europës, por do të humbisnin në Tiranë me shifrat 2-1.
Festa shpërtheu kudo, edhe jashtë territorit zyrtar të vendit tonë. Gramoz Palushi, në moshën 20 vjecare, doli në atë kohë për të festuar fitoren e Shqipërisë në Greqi, i veshur me flamurin kuqezi.
Fatkeqësisht, kjo ishte festa e fundit në jetën e tij teksa u sulmua nga një shtetas grek që i mori jetën. Pikërisht në këtë datë, tifogrupi besnik i Kombëtares tonë, TKZ, kanë përkujtuar djaloshin, Gramoz Palushi, gjithmonë me ne. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/