Vllaznia-Dinamo përfundoi si një finale e vërtet mes ankthit dhe emocioneve të mëdha. Goli i parë do të vinte nga ana e Latifit në pikën e bardhë të penalltisë. Gjyqtari nuk e pa kontaktin e Lilajt ndaj Latifit, por VAR e thërriti duke i dhënë mundësinë e korgjimit të gabimit.
Latifi ishte i saktë nga pika e bardhë dhe Aralica dyfishoi në të 20. Festa e Vllaznisë do të ndalej pas akordimit të pozicionit jashtë loje. Me nisjen e së dytës, Aralica shënoi sërish me kokë, këtë herë i ndihmuar nga pozicionimi i keq i Prodanit që e mbajti në pozicion të rregullt.
Festa ishte legjitime, gjyqtari nuk mund të ndërhynte më. Për t’i dhënë më shumë emocione sfidës mendoi Sofranac me golin e realizuar në të 81 pas goditjes së këndit. Në fund Dinamo u përpoq me të gjitha mënyrat për të barazuar, teksa në disa raste edhe Harizaj e braktisi portën, por nuk mundën. Pas përfundimit të ndeshjes trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.
Brdariç (Vllaznia): “Së pari jam krenar për qendrimin e lojtarëve. Që nga fillimi kishim një organizim të mirë. Çdo gjë ishte mirë deri në momentin e zëvendësimeve, të cilat na bënë pak rrëmujë. Megjithatë e rëndësishme është fitorja. Aralica e meritoi sot paraqitjen e vetë. Qendroi i qetë gjatë javëve të fundit. Jemi përjekur ta mbrojë. Tregoi sot një formë shumë të mirë. Ishin disa pika kyçe në lojë. Çdo gjë që ndodh në fushë ka imaktin e vetë.
Të gjitha pikat, qofshin teknike apo taktike, kanë rëndësinë e vetë, e bëjnë lojën të shkojë në një drejtim apo një tjetër. Nuk mund të them se isha i acaruar, por isha i lumtur se fituam ndeshjen. Megjithatë po i flisja lojtarëve për disa gjëra që ndodhën në fushë. Ishte një ndeshje e vështirë, sepse Dinamo po lu.fton për të mos rënë nga kategoria. E humbasim topin lehtë. I japim kundërshtarit më shumë hapësira. Do mundohemi të marrim masat e duhura. Mos harroni se më parë luajtëm shumë me një lojtar më pak. Është e vërtetë që kemi fuqi, megjithatë Dinamo ka lojtarë si Ibrahimi apo të tjerë me teknikë të lartë që mund ta dërgojnë topin në zonë. Jemi në një pozicion të mirë në kampionat. Jemi me Kukësin në vendin e tretë. Jemi në gjysmëfinale të Kupës, duam të arrijmë finalen. Jemi në ndjekje të kryesuesve. A jemi në të përkëdhelurit? Jo. Ndoshta ndonjëherë gjëja më e mirë është të mbyllim gojën”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/