“Mos harroni orarin nesër, 5-1”! Tifozët e Tiranës i kthejnë reston Partizanit, barazim për…mos dilni nga shtëpia

Në këto kohë të vështira pas përhapjes së Koronavirusit dhe kur qytetarët janë ende në izolimin e urdhëruar nga shteti, vazhdon një derbi mes Partizanit dhe Tiranës në rrjetet sociale, me këshillat që na jepen në këto kohë.

Gjithçka u nis nga të kuqtë, që ironizuan me këshillën e shumëdëgjuar: “Mos dilni nga shtëpia”. Por kjo e fundit përkonte me këngën e mbështetsve të Partizanit në kohën kur Tirana u rrëzua në Kategorinë e Parë dhe vazhdimi ishte: “Mos dilni nga shtëpia, se ra Tirana nga kategoria”.

Këtë herë ishte momenti që bardheblutë të kthenin kundërpërgjigjen, pasi Edi Rama ka thënë se orari i nesërm për daljen nga shtëpia është 05:00-13:00. Tirona Fantics u kujtojnë orarin qytetarëve, duke e lidhur me shifrat e fitores së fundit ndaj Partizanit. Në ironitë dhe thumbimin mes dy klubeve kryeqytetasve në kohën e izolimit, tashmë jemi 1-1. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online