De Biazi ka dhënë një rrëfim në “Oversport”, ku la të hapur mundësinë për t’u rikthyer te Shqipëria. Trajneri italian u shpreh se është i lidhur me krijesën e tij që e dërgoi në Europian. Qartësisht shihet dëshira e De Biazi për t’u rikthyer sërish te Shqipëria, por nga ana tjetër thuhet se ky rikthim mund të ndodhte me telefonatën e Armand Dukës dhe jo me një vetëkandidim.
“Broja është lojtar i mirë. Nuk ka treguar ende nivel të lartë ndërkombëetar. Ka sigurisht cilësi teknike dhe fizike të një niveli të kënaqshëm që duhet të kanalizohen në drejtimin e duhur për të dhënë kontribut me rëndësi në skuadër. Problemi më i madh është që nuk duhet trumpetuar si fenomen gjatë gjithë kohës pasi nuk sjellë gjë të rëndësishme, nuk të lë të rritesh dhe nuk e ndihmon fare Brojën.
Kur jeton në një realitet si Shqipëria, kur erdha unë ishim të 80 në FIFA dhe pastaj shkuam te 22. Prandaj mbetesh I lidhur me krijesën tënde. Kur dëgjoj fjalën Shqipoëri, buron dicka së brendshmi. Kam kontratë deri në 30 shtator, deri në përfundim të Nationals League. Pas kësaj, porta e Shqipërisë mund të hapet. Nuk e di. Nëse jo, nëse do të nevojitet ndonjë këshillë për Armand Dukën, jam gati që t’ia jap. Nuk mund të vetëkandidohem për trajner te Shqipëria”, tha De Biazi. /Sport Ekspres/