Mos e quani “të mbaruar”, Flamurtari e tregon peshën e fanellës edhe në ditët e errëta

Nëse shohim në përgjithësi renditjen e Superiores, atëherë tre pikët e marra nga Flamurtari dhe diferencën që po shtohet me ekipet e tjera, bën që tifozët ta quajnë të mbyllur historinë e daljes nga gara për këtë ekip. Megjithëse jemi ende në nisjen e fazës së dytë, këto pikë të humbura do të kenë ndikimin e tyre dhe janë vërtet shumë, që mund të bëjnë diferencën në garën e mbijetesës. Por nga ana tjetër, edhe në ditët më të errëta, Flamurtari ka reaguar sadopak.

Duke marrë parasysh të gjitha problematikat e klubit, me ardhjen e Troisit dhe zgjidhjen e problemeve të tjera jashtë fushës, reagimi për ndryshimin e historisë së pikëve mund të vijë nga vlonjatët.
Në 10 ndeshjet e luajtura deri tani, Flamurtari ka mundur të reagojë në 5 raste kur gjendej në disavantazh.

Për një ekip tjetër që vazhdon në ecurinë e këtyre rezultateve negative, do të vinte edhe një dorëzim total në fushë. Gjithsesi vlonjatët kanë mundur t’i barazojnë rivalët e tyre në gjysmën e rasteve, sapo kanë pësuar golin e parë. Pikërisht ndaj ekipeve si Skënderbeu, Vllaznia, Tirana, Laçi dhe Luftëtari. Në fund nuk është dalë gjithmonë me pikë, por kjo statistikë e tregon një veçori. Grupi dhe lojtarët janë aty, por ajo që mungon është një shkëndijë se gjithçka është në rregull si çdo ambient tjetër dhe Flamurtari mund të rikthehet, të paktën për të mos përfunduar në pikën ku ndodhet aktualisht. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online