Mos e prisni…Lorik Boshnjakun! Dielli duket që në mëngjes, i fiton zemrat e shkodranëve me vetëm 90 minuta

Zakonisht kur ekipet shqiptare bëjnë merkato, për të justifikuar afrimet që dalin tërësisht jashtë pritshmërive është gjithmonë e njëjta frazë që u del në mbrojtje edhe pas tre apo katër muajsh: “Prisni sa të ambientohet”.

Por dielli duket që në mëngjes, lojtari i mirë vërehet lehtë. Këtë e dëshmoi më së miri edhe Lorik Boshnjaku te Vllaznia. Ishte vetëm ndeshja e parë zyrtare që zhvillonte me shkodranët, për më tepër ndaj një ekipi si Craiova, që para Vllaznisë ishte “përbindësh ekonomik”.

Jo vetëm që nuk përulet, por Boshnjaku tregon lartësi më të madhe se kundërshtari. Thjesht i jashtëzakonshëm në 90 minutat duke fituar në shumë raste edhe duartrokitjet e publikut. Shumë kishin lexuar dhe parë për këtë lojtar, tashmë mund ta prekin magjinë e tij në fushën e blertë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *