Mos e beso po deshe! Një ekip më i dobët se Partizani eliminon Simeonen dhe Atleticon nga Kupa

Kupa e Spanjës ka ofruar surpriza që kulmuan me Atletico Madridin. Këta të fundit kanë humbur me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Leonesas, skuadrës që vjen nga Kategoria e Tretë e Spanjës. Pas kësaj disfate, djemtë e Simeones janë të eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Trajneri nuk i ka besuar syve për atë që ndodhi në stadium, teksa një skuadër modeste e mposht duke mos i njohur diferencat e shpenzimeve në futboll. Ajo që duhet besuar në këtë rast është se Leonesa kushton vetëm 4,9 milionë euro me vlerën e lojtarëve, më pak edhe se ekipi i Partizanit që në transfermarkt vlen 6.55 milionë euro.  Correa do të gjente golin në minutën e 62, por Castenda e dërgoi takimin në shtesë para mbylljes së 90 minutëshit. Më pas në të 108 do të ishte Sergio Benito që vendosi historinë e ndeshjes. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online