Nëse keni menduar se mund t’i keni parë të gjitha çuditë dhe bëmat që vijnë me gabimet e arbitrave, bëni mirë që të ndryshoni mendim. Ajo gafë e pabueshme që ka bërë kryesori Collum në përballjen mes Romës ndaj Monchengladbach ishte përtej fantazisë.
Në minutën e 95 të takimit, topi bie në fytyrën e Smalling. Arbitri e akordon pa asnjë dyshim të vetëm si penallti për miqtë. Në këtë mënyrë ka ardhur edhe barazimi 1-1, pasi deri në ato momente ishte Roma që po kryesonte.
Për t’u theksuar është se në “Europa League” nuk ekziston VAR-i. “Ky është një gabim serioz dhe nuk mund të ndodhë në këtë nivel. Thjesht nuk mund ta kuptoj vendimin e arbitrit. Ai ishte kaq i sigurt që po bënte atë që duhej, kur topi kapi fytyrën e Smalling. Kur e pashë transmetimin në TV, nuk mund ta besoja sesi nuk e kishte para arbitri”, u shpreh Dzeko pas ndeshjes. /Sport Ekspres/
@uefa explaining the #respect and #equalgame slogan #RomaBMG #Smalling
pic.twitter.com/kSnuyXt4AB— AS Roma Data (@ASRomaData) October 24, 2019