“Mos argjëro sot”! Plas skandali në Ligue 1! Lojtari nuk e pranon kërkesën e trajnerit, përjashtohet menjëherë nga skuadra

Një nga futbollistët e Nantes, Jaouen Hadjam, është përjashtuar nga skuadra për ndeshjen e sotme dhe arsyeja është e pabesueshme. Trajneri i tij i ka kërkuar që të mos agjërojë sot sepse ka ndeshje dhe Haxhami refuzoi, ndërsa trajneri e përjashtoi nga skuadra.

“Trajneri i Nantes, Antoine Kombouare vendosi të largojë nga skuadra sot Jaouen Hadjam. Kjo ndodhi pasi futbollisti nuk pranoi të prishë agjërimin sepse sot ka një ndeshje. Kjo ishte një kërkesë e drejtpërdrejtë e trajnerit”, raportojnë mediat franceze. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *