Mori kritika për Ernest Muçin, trajneri i Beshiktashit ndryshon planin për ndeshjen ndaj Koniasporit

Ernest Muçi luajti të hënën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Beshiktashit. Trajneri Santos e aktivizoi në një pozicion të ri sulmuesin shqiptar. 22-vjeçari luajti, si rrallë herë, në krahun e djathtë të sulmit. Trajneri portugez u përball me kritika për këtë vendim, teksa opinion sportiv mendonte se e kufizoi Muçin në krahun e djathtë.

Sipas “Fanatik”, Santos ka reflektuar mbi vendimin e tij. Trajneri i Beshiktashit ka planifikuar që të hënën e ardhshme të ndryshojë formacionin. Rashica do të kthehet në krahun e djathtë, ndërsa Muçi do të kalojë në pozicionin e tij natyral, atë të numrit 10. Ky ndryshim pritet të nxjerrë në pah më të mirën e sulmuesit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online