Morën humbje befasuese në Europë, Murinjo “hakmerret” ndaj lojtarëve në rrejte sociale

Totenhemi ka marrë një humbje befasuese mbrëmjen e djeshme. Transferta me ekipin jo të njohur belg, Antverp, përfundoi me fitoren 1-0 të këtyre të fundit. Diferencat në letër të skuadrave janë të mëdha, por në fushë nuk u panë aspak. Kjo ndeshje ka lënë një shije vërtetë të hidhur te Hoze Murinjo, që zhgënjimin e tij e shprehu menjëherë në konferencë për shtyp, ku deklaroi se donte të zëvendësonte të 11 lojtarët. Por një “hakmarrje” për futbollistët e tij e jep në rrjetet sociale. Tekniku portugez ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku ka postuar një foto të tijën në autobusin e klubit.

“Paraqitjet e këqija meritojnë rezultate të këqija. Shpresoj që të gjithë në këtë autobus të jenë po aq të mërzitur sa unë. Nesër në orën 11 të paradites ka stërvitje”, ka shkruar Murinjo. Trajneri i njohur nuk e ka kapërdirë lehtë këtë hap fals, duke mos u lënë pushim lojtarëve të tij pas ndeshjes, por u duhet të rikthehen në fushë për t’u stërvitur në mënyrë që paraqitje të tilla të mos përsëriten./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Bad perfomances deserve bad results. Hope everyone in this bus is as upset as I am. Tomorow 11 AM training.

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online