Rodri është një nga lojtarët më të spikatur në vitet e fundit. Jo vetëm për talentin e tij në fushën e lojës, por edhe për mënyrën e tij të jetesës. I tërhequr nga fama dhe larg rrjeteve sociale, lojtari spanjoll ka zgjedhur që të lërë fushën të flasë për të. Pas fitimit të Topit të Artë, Rodri treguar edhe një bisedë me Alvaro Moratën në lidhje me mënyrën e tij të jetesës. Lojtari i Mançester Sitit ka thënë se Morata e ka kritikuar për faktin që nuk përdor rrjetet sociale, pasi sipas tij, do ta ndihmonin të fitonte një Top të Artë
“Alvaro Morata më thoshte gjithmonë: ‘Ti je budalla. Nëse do të kishe rrjete sociale, atëherë do të kishe fituar Topin e Artë’. Dhe sapo e fitova i shkruajta: ‘Shiko, Topi i Artë është në duart e mia pa rrjete sociale”, ka treguar Rodri./Sport Ekspres/