“Disa dashuri nuk përfundojnë kurrë”, me një zemër nga pas. Ky është teksti i mesazhit që ka postuar në Instagram Alvaro Morata.
Fotoja është shkrepur në një restorant në Torino, një mesazh që mund të përkthehet si dashuri për Juventusin, aty ku Morata ka pasur kulmin e karrierës.
Më pas, Reali dhe Çelsi nuk i dhanë besim, ndaj tashmë sulmuesi spanjoll po kërkon të rilindë dhe kthimi në Itali është më shumë se një fantazi merkatoje, sepse Juventusi e kërkon realisht.
“Të shohim, për momentin nuk di asgjë për të ardhmen time. Medoj vetëm për pushimet, jam me bashkëshorten në Torino për një festë ditëlindjeje”, thotë Morata, kur e ndalin nëpër rrugët e Torinos.
Megjithatë, për të rigjetur shkëlqimin dhe kombëtaren e humbur para Botërorit, një kthim te Juventusi do të ishte ilaçi perfekt dhe këtë Morata e ka kuptuar tashmë.