Tirana dhe Crvena Zvezda do të luajnë nesër duelin për turin e dytë kualifikues të Champions League. Takimi nis në orën 20:00 në “Air Albania”. Ndërkohë në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i ekipit serb, Dejan Stankovic. Ih-futbollisti i Interit ka thënë se e ka vetë në dorë kualifikimin dhe se mendon vetëm për ndeshjen dhe jo për gjërat politike, pasi sipas tij në Tiranë ka ardhur vetëm për futoll.
“I qendroj mendimit që kisha. Gjithcka varet nga ne. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër. gjërat e tjera nuk më interesojnë. Nëse unë do mendoj që bota do ndaloj se do humbas një ndeshje futbolli atëherë e kam të humbur këtë ndeshje. Futbolli është luajtur para kësaj ndeshje dhe do vazhdojë të luhet edhe pas kësaj ndeshje. Fatkeqësisht më vjen keq për të gjithë ne që skemi tifozë. Shpresoj që gjithë kjo situatë të mbarojë dhe tifozët të rikthehen sa më shpejt.
Fakti që luhet me tek ndeshje është dicka që është e rëndëishme dhe ka ndikim, por ne përgatitemi dhe studiojmë kundërshtarin. Besoj jemi përgatitur mirë dhe do e kalojmë. Është fakt kështu që është Tirana këtu kështu që nuk bëj përzgjedhje. Mendoj se di mjaftueshëm. Një ekip i ri i mirëorganizuar. E pamë kundër Tbilisit është një kundërshtar për t’u vlerësuar. Me sa kuptova unë këtu mora vesh që trajneri i Tiranës mori rolin si favorit. Nëse e thoni ju këtu se ne jemi favorit unë jam dakort me ju. Për sa i përket pjesë së ekipit që kam sjellë këtu është grupi që unë kam përzgjedhur. Nuk ka asgjë këtu. Lojtarët e tjerë janë në shtëpi po stërviten. Dy lojtarët e rinj janë me shumë eksperiencë, loja do e tregojë. Unë kur bëj përzgjedhjen time e bëj te gjendja aktuale e lojtarëve.
Ofert nga Interi? Ke të drejtë se me aq mundësi sa pata dola në Tiranë, piva kafe, takova njerëz, vura re që ka shumë tifozë të Interit. Unë për momentin mendoj vetëm për Crvena Zvedën. Me kënaqësi mund t’ju them që nuk kam ndjerë asnjë gjë. Mund të lexojmë ndonjë gjë në gazetë, por jo nuk kam ndjerë asgjë.
Di që ka qenë De Biazi, Panuci, por vetë futbollin shqiptar nuk është se e njoj shumë. E njoh pak”, ka deklaruar Stankovic./Halit Delibashi-Sport Ekspres/