Montela: Shkruam historinë në një stadium mitik

Vinçenco Montela është bërë i pari trajner italian që eliminon Zhoze Murinjo nga një kompeticion evropian. Dhe çfarë e bën dhe më të bukur është se italiani ia ka arritur në shtëpinë e Murinjos, në “Old Trafford”. Ish-trajneri i Milanit, duke folur pas ndeshjes nuk e ka fshehur lumturinë për këtë fitore dhe kualifikim historik të andaluzëve në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

“Kemi fituar në një stadium prestigjioz, kundër një rivali të jashtëzakonshëm. Jemi shumë të kënaqur, sepse ka qenë një fitore plotësisht e merituar. Më vjen shumë mirë që Ben Jeder ka rezultuar lojtari vendimtar në këtë takim. Kemi gëzuar një popull të tërë dhe kam vënë re se kam në ekip disa lojtarë që janë dhe tifozë të çmendur të Seviljes. Kjo më lumturon”- ka thënë Montela pas ndeshjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online