Montela pranë rikthimit, ofertë tunduese nga kombëtarja aziatike

Viçenzo Montela mund të kthehet përsëri në stol. Trajneri italian pësoi dy shkarkime brenda pak muajve në vitin 2017. Në nëntor të vitit 2017 ai u shkarkua nga Milani, ndërsa nuk shkoi mirë as aventura me ekipin e Seviljes, që vendosi ta shkarkonte Montelën në prill të vitit pasardhës.

Siç raportojnë mediat italiane, 44-vjeçari ka marrë një ofertë nga kombëtarja e Iranit. Aziatikët i kanë ofruar atij një kontratë 3.5-vjeçare me objektivin për të kualifikuar Iranin në Botërorin Katar 2022.

Montela ka kërkuar disa ditë kohë për t’u menduar dhe së shpejti do t’i japë një përgjigje drejtuesve të Federatës së Iranit. Trajnerin e pret një rrogë prej 1.5 milionë eurosh në sezon, pa përfshirjen e bonuseve të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *