“Montela nuk preket”, Fasone qetëson Milanin

Administratori i kuqezinjve: Ai do të kishte qëndruar edhe pa u kualifikuar. Champions? Nuk do të falimentojmë edhe nëse s’e arrijmë

“Montelën nuk e kemi vendosur kurrë në diskutim dhe ai do të kishte qëndruar edhe nëse nuk do të kishte arritur të kualifikohej për në  Europa League. Ka të dhëna të mëdha menaxhuese për grupin”. i ftuar për “Corriere dello Sport”, administratori i deleguar i Milanit, Marko Fasone ka folur për të tashmen dhe të ardhmen. “Humbja me Lacion na ka surprizuar, por jemi ende një skuadër në diskutim. Objektivi është zona Champins, por edhe pa të nuk do të falimentojmë, mos kini frikë. Do të bëjmë merkato të rëndësishme, pa hequr dorë nga yjet që kemi”.

MONTELA  – “Nëse humbja me Lacion ka minuar siguritë tona? Ndonjë dyshim na ka ardhur, por Montela është treguar i aftë në fund të ndeshjes që ka nënvizuar se humbjet bëjnë pjesë në projektin e rritjes. Ndoshta jo në këto dimensione. Ja se përse, – ka shtuar Fasone, – kur kamerat më inkuadruan në tribunë pas rezultatit 4-0, kisha atë fytyrë të tmerrshme”.

RAIOLA – Dhe sërish Raiola që nuk beson te projekti i Milanit. “E pranon që Milani është koherent për këtë mosbesim të tij, që nga prilli sepse ai e sheh si të turbullt të ardhmen e klubit. Unë i sqarova se projekti ynë do të zhvillohet në 4-5 vite. Nga frazat e tij të fundit kuptoj që, pavarësisht investimeve, ai ka ende disa dyshime. Por unë jam i kënaqur që Xhixho ka zgjedhur të qëndrojë. Do të thotë se ai beson te ne”.

BONUÇI – Ndërsa, për ardhjen e Bonuçit Fasone ka thënë: “Në fillim të korrikut, Montela dhe Mirabeli më kanë sqaruar se përse na duhej Bonuçi, duke më sqaruar se ai ishte një lojtar që do të kompletonte skuadrën tonë. Për të ne kemi shkuar drejt e drejt, saqë dukej e pamundur ta merrnim. Por, që në takimin e parë me Marotën kemi gjetur akordin për gjysëm ore. Leo është një lider, por edhe ai duhet të ambientohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *