Filip Gligorov do të vinte te Partizani në merkaton e verës. Futbollisti do të nënshkruante kontratën deri në vitin 2023, por duket se do të largohet para kohe nga kryeqytetasit. Shkupjani pritet që të ndërpresi me konsensus kontratën pasi e sheh veten jashtë planeve të trajnerit Mehmeti.
Gligorov ka qenë pjesë e Shkupit, Sileksit dhe Rabotnickit, Dunarean në Rumani dhe Sarajevën në Sllovaki. Por deri tani lojtari nuk arriti që të shpërblente besimin e drejtuesëve të cilët e afruan në verë. /Sport Ekspres/