Momenti i sikletshëm për presidentin e Interit, stjuartët nuk e lanë të hynte në stadium

Steven Zhangu ka përjetuar një moment të sikletshëm së fundmi. Bëhet fjalë për ngjarjen që i ndodhi në ndeshjen mes Empolit dhe Interit. Presidenti i zikaltërve kishte udhëtuar drejt Empolit për të ndjekur nga afër skuadrën e tij, por hyrja në stadium nuk ishte aq e lehtë sa mund ta kishte menduar.

“La Reppubblica” raporton se stjuartët kanë refuzuar ta lejojnë të futet në stadium. Shkak është bërë veshja e tij. Zhang ishte veshur si rreper dhe punonjësit e sigurisë nuk kanë arritur ta njohin. Megjithatë situata është zgjidhur dhe kreu i Interit ka arritur që të ulet në tribunën VIP./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *