Moldavia bën çudinë/ Ndërlikohet situata në grupin e Shqipërisë, moldavët ndalin Poloninë dhe garojnë për vendin e dytë

Nëse Shqipëria në krye të renditjes erdhi si një befasi për opinionin sportiv, një tjetër çudi po ndodh në grupin E. Moldavia ka shtangur Poloninë në transfertë. Përballja mes tyre përfundoi me rezultatin 1-1, duke e ndërlikuar edhe më tepër situatën.

Nikolaesku ndëshkoi polakët në minutën e 25 të takimit, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën me anë të Sviderskit në minutën e 53-të. Skuadrat ndajnë nga një pikë pas vërshëllimës përfundimtare dhe tani Moldavia garon seriozisht për vendin e dytë në grup. Moldavët janë vetëm 2 pikë larg Çekisë së vendit të dytë, teksa kanë edhe 2 ndeshje në dispozicion. Kundërshtari i radhës për ta është pikërisht Shqipëria./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online