Grupi E vazhdon të prodhojë surpriza. Pas asaj fitoreje të furishme kundër Polonisë, tashmë Republika Çeke ka marrë një rezultat të papritur në Kishinau. Moldavia ka ndalur çekët në një barazim 0-0. Kombëtarja çeke ka dominuar ndeshjen, por statistikat nuk vlejnë për të marrë tre pikët.
Një rezultat që vjen si një asist për Shqipërinë, së cilës i leverdisin pikët e humbura të Polonisë dhe Çekisë, dy kundërshtarët e drejtpërdrejtë për kuqezinjtë për një vend në Euro 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/