“Moke, mos merr superxhiro”! Dosti replikon me Starovën për talentin e Partizanit: Bobi, nuk e pres këtë nga ty…

Pak ditë më parë ka dalë edhe lajmi se Partizani është në kërkim të një futbollisti nga Hong Kongu. Në një kohë që skuadra nuk e njeh ende trajnerin e së ardhmes dhe projektin që do të vazhdojë për sezonin tjetër, afrime të tilla lënë jo pak për të dëshiruar, ndërsa edhe CV e lojtarit nuk bind për t’u afruar me kampionët e Shqipërisë.

Për këtë arsye Edmond Dosti i ka sygjeruar drejtuesëve të skuadrës që të mos kërkojnë lojtarë nga Hong Kongu, por të hedhin sytë te akademia. Atje gjejnë edhe 18-vjeçarin Klei Çarçani që është pjesë e Kombbëtares. Me të drejtë ikona e të kuqëve kërkon që të besohet të rinjëve që luajnë për pasion dhe japin gjithçka nga vetja e tyre, në rastin e konkret për stemën e Partizanit.

Këtë ide nuk e mbështet Sulejman Starova që i kërkon Dostit të mos marrë superxhiro, pasi një ekip që kërkon të shpallet kampion nuk mund t’i jap lehtë besimin të rinjëve. Kjo ka sjellë disa replika në rrjetet sociale, me Dostin që nuk e ka pritur një përgjigje të tillë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *