Modestia që karakterizon kampionët, Keidi Bare për “AS” tregon ri ngritjen te Espanjoli

Pas një aventurë duke treguar nivelin e jashtëzakonshëm te Malaga, Keidi Bare nisi eksperiencën e re te Espanjoli. Fillimi nuk ishte aspak siç e kishte ëndërruar Keidi për shkakun se kaloi edhe disa dëmtime në fillimin e sezonit, në një kohë kur dihet se ndërrimi i ambientit kërkon gjithmonë kohën e saj të përshtatjes.

Por së fundmi mesfushori është kthyer në “pitbull” edhe te Espanjoli duke marrë vlerësime të mëdha. I tillë është edhe për prestigjiozen “AS”, që e cilëson si faktorin kyç në fitoret e fundit që janë marrë nga ekipi. Por kur i shtrohet kjo pyetje, Bare përgjigjet me modestinë që i karakterizon lojtarët kampion.

Lojtari kryesor: “Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm në ekip. Unë dua të falënderoj ekipin tim që po më ndihmon në fushë dhe në stërvitje. Pa stafin e trajnerit nuk do të isha asgjë. Tani unë po luaj, por të gjithë shokët e skuadrës janë të rëndësishëm “.

Besimi: “Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë linjë sepse liga e dytë nuk është shumë e lehtë, është shumë e komplikuar, çdo skuadër mund t’ju dëmtojë shumë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të qenë në krye. Me dëshirë, ambicie dhe përulësi ne do ta arrijmë atë “.

Evolucioni: “Ndihem shumë mirë, i dashur nga shokët e mi të skuadrës, që është gjëja më e rëndësishme dhe nga stafi stërvitor. Në fillim e kisha pak të vështirë sepse kur ndërron skuadra nuk ke të njëjtën formë si më parë. Unë erdha me shumë kohë pa luajtur. Pastaj u lëndova dhe qëndrova jashtë për një muaj. Stërvitesha fort dhe jam marrë në formë “.

Espanyol: “Unë e dija më parë që Espanyol është një klub shumë i madh, me shumë histori dhe një tifoz mbresëlënës. Ata më kanë pritur këtu me krahëhapur, jam ndjerë shumë mirë dhe shumë i dashur.” /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online