Arbër Hoxha ishte zbulimi dhe fitorja më e madhe e Shqipërisë në EURO24. Lojtari i Dinamos së Zagrebit ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë ku ka folur për gjithçka sa i përket rrugëtimit të Kombëtares. (Intervistën e plot e gjeni më poshtë)
“Nuk mendoj se unë do të ndryshoj një ndeshje. Unë më shumë emocionohem kur jam në stol se kur jam në fushë. Kur e shoh nga stoli emocionohem si do të shkoj aksioni, nëse do të bëjmë gol, nëse topi të hyjë në rrjetë. Nuk e mendoj kurrë në atë moment se kur do të hyjë unë në fushë, vetëm e shikoj me emocion a do të kalojmë ne në avantazh”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/