Lei Kraja është një nga moderatoret më të reja në studiot e emisioneve sportive në Shqipëri. U bë e njohur gjatë Botërorit 2018, e që atëherë vijon të jetë pjesë e “Supersport”, ku përpos raportimeve në terren drejton edhe emisionin “Fan Zone”. Padyshim që për shumë bie në sy edhe për pamjen e saj të jashtme dhe fakti që ka qenë pjesë e “Miss America” e justifikon këtë fakt.
Ndërkohë Lei Kraja është edhe tepër active në rrjetet sociale, ku së fundi ka vendosur t’i ftojë ndjekësit e saj t’i bënin pyetje, për t’u shuar më pas kureshtjen me përgjigjet e saj. E një prej pyetjeve drejtuar saj ishte tëtregonte se me cilin futbollist do të martohej nëse do i jepej mundësia. Kështu moderatorja ka bërë zgjedhjen e saj për burrin e ardhshëm, por duket se lista nuk përmban vetëm një emër.
“Perfundimisht me një prej lojtarëve të Liverpool-it, sepse duken të gjithë djem shumë të mirë. Ose Frenkie De Jong”, është përgjigjur Lei Kraja. Por me sa duket këta nuk janë të vetmit të listën e Leit, teksa në emisionin “Fan Zone“ zbulon edhe emrin e Dani Alvesh si një dëshirë për burrin e saj të ardhshëm e kjo për faktin se duhet të jetë i gëzur dhe i lumtur gjithnjë./Sport Ekspres/