Mbrëmjen e djeshme portieri vlonjat i Teutës, Shpëtim Moçka, ishte i ftuar në Ora News, në emisionin “Ora Skaner”, ku foli për ndeshjen e djeshme, ku i shënoi gol Partizanit në shtesë, por ndërkohë lëshoi edhe një batutë për titullin kampion në sezonin 2010/2011. Në atë sezon Moçka ishte portier i Flamurtarit, që e humbi titullin mes polemikash pa fund dhe akuzash të rënda ndaj Skënderbeut.
Edhe tani Moçka nuk ndryshon qëndrim: “Titulli 2011? Atë kampionat e fitoi Flamurtari”.
Në studio ishte i ftuar edhe trajneri aktual i Burrelit, ish-mbrojtësi i njohur Julian Ahmataj, edhe ai pjesë e Flamurtarit atë sezon. Sipas Ahmatajt, edhe drejtuesit e klubit Flamurtari patën faj atë sezon, sepse nuk ditën të luftojnë fuqishëm ndaj asaj që po ndodhte.
“Në një garë, njerëzit që duan ta fitojnë garën duhet të dinë si të sillen dhe të garojnë. Këtë e them se në një garë të fortë nuk mund të sillesh si hirushe, kur të tjerët të luftojnë dhe duan të të zbresin nga froni. Duhet agresivitet, vetëm kur ta kesh siguruar titullin duhet të qëndrosh i qetë.
“Unë kam qenë ndër ata që atë vit isha ndër të vetmit që dilja nëpër studio dhe kontestoja, ndërkohë që asnjë nga ata që duhej ta bënin nuk e bëri. Pas atij viti, pas kupave të Europës, unë u largova nga Flamurtari, në një kohë që kisha prishur marrëdhënie edhe me klube të tjera, duke folur kundër. Një skuadër, kur dëshiron të dalë kampion, nuk janë vetëm futbollistët pjesë e një skuadre kampione, por edhe organizimi i klubit, si trajtohen krizat, si menaxhohen situatat në të mirë të skuadrës, që futbollistët të gjejnë ambientin e duhur për të fituar ndeshjet dhe trofeun.
“Mund të them vetëm diçka për atë kampionat: në një deklaratë të sulmuesit Rafael Soza para pak javësh thuhet se penalltia që mori ndaj Flamurtarit ishte e vjedhur. Pra, pranohet qartë që penalltia që vendosi kampionatin ndoshta ishte jo e rregullt”.
ik ore legen lojtar.Ti je servilo se del ne studjo tek ai zorra e holle gazetari antipatik qe eshte zdhenes i FSHF.Ai kampionat eshte i Flamurtarit.E vodhen….