E keni parasysh historinë e Mauro Ikardit, i cili u lidh me bashkëshorten e shokut të ngushtë Maksi Lopez? Ka edhe më keq, sepse në Amerikë ndodh diçka që i përngjan një telenovele latine.
Mesfushori argjentinas Ezekiel Barkos është pezulluar ose përjashtuar nga skuadra, pasi kishte një histori pasioni me të dashurën e shokut të skuadrës tek Atlanta, 19-vjeçarin Brendon Vazkez.
Bëhet fjalë për ekipin më të mire të kampionatit amerikan MLS, ku trajner është i famshmi Gerardo “Tata” Martino.
Barko në janar u transferua tek Atlanta për më shumë se 12 milionë euro nga Independiente dhe është një ndër lojtarët më të mirë tek Atlanta, por atmosfera në skuadër është shumë e keqe dhe Martino e la jashtë skuadre në ndeshjen e fundit të kampionatit bashkëkombasin e vet.
“Arsye disiplinore”, tha pas ndeshjes kundër DC United Martino, i cili është në një pozicion të vështirë, sepse ka pezulluar investimin e madh të klubit.
Barko është vetëm 19 vjeç, por është i martuar me bukuroshen Mika Romero (në foton poshtë) dhe telenovela këtu bëhet me shumë seri.