Mllefi i tifozëve të Milanit ndaj Donnarummës, gjesti para ndeshjes me Belgjikën për t’i treguar vlerën

Përpara fillimit të ndeshjes Itali-Belgjikë, një tifoz italian i ka treguar një kartëmonedhë me vlerë 20 euro. Ky gjest ishte për t’i treguar ish-portierit të Milanit se për të ka vlerë vetëm paraja dhe jo statusi i legjendës me një skuadër. Reagimi i tifozëve të Milanit ndaj Donnarumës ka qenë i shpeshtë. 4 vite më parë, tifozët kuqezi hodhën dollarë fals në drejtim të portierit të Italisë, por pasi ky i fundit rinovoi në vitin 2017, ata e falën.

Teksa i njëjti gjest i Donnarumës u përsërit, një tifoz tjetër milanist e quajti “bukëshkalë”. Mbështetësit e “djallit” e cilësonin Gigion si portierin e të ardhmes, por objektivi i 22-vjeçarit është të fitojë sa më shumë para të jetë e mundur, duke hedhur poshtë lidhjen shpirtërore me skuadrën./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *