Mjekime popullore dhe forca e sakrificës, Frashëri ia del!

Fillimi i kampionatit nuk ka qenë ndër më të mirët për Kukësin, që barazoi me Laçin 1-1 në “Elbasan Arena”, por që sigurisht nuk është fundi i botës, pasi bëhet fjalë për një përballje mes dy ekipesh që këtë verë morën pjesë në Europë dhe cilësore…

E megjithatë, trajneri Cungu nuk duhet të mërzitet, pasi lajmi i mirë ka ardhur sot, pikërisht në ditën e Kurban Bajramit, kur në fushën e stërvitjes ka dalë edhe ai, Stivi Frashëri, portieri titullar i sezonit të shkuar, që megjithatë e mbylli vitin jashtë fushe, për shkak të një dëmtimi që kërkoi edhe ndërhyrje kirurgjikale…

I rikuperuar për Kupat e Europës, në kohë rekord, megjithatë, portieri i verilindorëve bëri një gabim duke shkurtuar kohët dhe pasur probleme të tjera. Ato bënë që Maloku të merrte portën në sfidat ndaj Torpedos, kështu që Frashëri është detyruar të pushojë sërish dhe falë medikamenteve popullore ia ka dalë sërish…

Në sfidën ndaj Laçit ishte në stol, por tashmë pritet që të rikthehet të marrë edhe vendin që i takon, pra portën e Kukësit. Frashëri konsiderohet si numri “1”, edhe pse Maloku nuk është paraqitur aq keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *