“Mjaft qave me gjithë zemër”! Tifozët e Sitit i kujtojnë Viniciusit kush e fitoi Topin e Artë, Rodri nuk mund ta lërë pa fotografuar momentin

Ndeshja e sotme mes Mançester Sitit dhe Realit të Madridit ka nisur me një mesazh thumbues për Viniciusin. Tifozët e Mançesterit e kanë mirëpritur me një baner mjaft ironizues, ku i kanë kujtuar se cili e ka fituar Topin e Artë.

Në baner dallohet imazhi i Rodrit duke puthur trofeun, ndërsa shkruhej: “Mjaft qave me gjithë zemër”. Një moment i pakëndshëm për Viniciusin, por mjaft i bukur për Rodrin. Ky i fundit ka nxjerrë celularin për ta fotografuar këtë çast./Sport Ekspres/