“Mister 50 milionëshi” me karrierën identike si të Rei Manajt, Dionis Avdijaj jep shenja për rikthim me 2 gola te Zurich

Donis Avdijaj dhe Rei Manaj kanë pasur thuajse të njëjtën karrierë. Të dy këta lojtarë vlerësoheshin shumë në moshë të hershme dhe cilësoheshin si talentet më të mirë të akademisë së Shalkes dhe të Interit, por vazhdimi ishte për t’u harruar.

Për shkak të sjelljes jo korrekte dhe profesionale, futbollistët nuk morën maksimumin e asaj që kishin në potencial. Teksa Rei Manaj mbetet ende në kërkim të një ekipi, Dionis Avdijaj që ka ndërruar jo pak fanella, është rikthyer te Zurich.

Në kohën kur ishte pjesë e akademisë së Shalkes, Avdijaj e kishte klauzolën e largimit 50 milionë euro, një shifër jo normale për gjermanët sa i përket një lojtari nga ekipi i të rinjëve. Pas rikthimit te Zurich, Avdijaj po luan në miqësoret përgatitore në sezonin e ri. Në fitoren e djeshme në shifrat 4-2 ndaj Rappersiël Jona, Donisi shkëlqeu me 2 gola dhe u cilësua si më i miri i takimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *