Misioni “Mervejl” u krye, tani është radha e Akuasë

Pas shitjes së talentit nga Kongo, pritet të transferohet ganezi i mesfushës. Ka disa oferta nga Suedia e Zvicra, ndërkohë që deri të premten gjithçka do të mbyllet

Shitja e Mervejl Ndokit normalisht që ka sjellë të ardhura të rëndësishme te Tirana, që për momentin ka arkëtuar 400 mijë euro nga transferimi i 19-vjeçarit te Getafe në Spanjë. Gjatë kësaj kohe drejtuesit bardheblu kanë tentuar që veç përfitimit të një shume të majme nga shitja e tij, të tentohet mbajtja e një përqindjeje të kartonit, në mënyrë që në arkat e Tiranës të vijë një tjetër shifër e rëndësishme. Momentalisht ishte maksimumi që mund të merrej për Mervejl, por me kalimin në Spanjë gjërat ndryshojnë dhe shitja e radhës me shumë gjasa do të bëhet për të paktën 2 milionë euro dhe nga marrëveshja e bërë, 24-herë kampionët e vendit do arkëtonin edhe 200 mijë euro të tjera. Normalisht, nëse mesfushori nga Kongo do të shitet për një shumë më të madhe, atëherë për Tiranën do të ishte edhe më mirë.

REUBEN AKUA
Mesfushori ganez provoi të luante në Belgjikë, por nuk ia doli dot dhe ka mjaftuar një sezon në Shqipëri për të ardhur për të oferta të rëndësishme. Sapo ka përfunduar ndeshja e parë me Makabin e Tel Avivit në Izrael, për Akua ka ardhur menjëherë një ofertë që shkonte në 150 mijë euro. Në këtë shumë vërtiten edhe ofertat e tjera dhe mesfushorin e duan në Zvicër dhe Suedi. Tirana e ka ndarë mendjen ta shesë, edhe pse kishte ndonjë moment që u mendua të mbahej edhe një sezon. Garimi në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm ka bërë që bardheblutë ta ndajnë mendjen dhe Akua pritet që deri të premten të nënshkruajë për një klub të huaj. Synimi i presidenti Halili është që të përfitojë 200 mijë euro dhe për momentin po përpiqet ta arrijë këtë objektiv. Në fund edhe për 150 mijë euro mund të bindet, pasi klubi ka nevojë për financa, pasi dihet që sezonin e ardhshëm edhe hyrjet në klub nuk do të jenë të njëjta si sezonin që sapo u mbyll, kur arkëtimet shkuan në rreth 700 milionë lekë.

17:00
Zhvillohet miqësorja e parë e Tiranës, teksa kundërshtar në “Selman Stërmasi” do të jetë Liria e Prizrenit

200
Mijë
Euro është shuma që Tirana kërkon të përfitojë nga shitja e mesfushorit qendror, i cili vjet u aktivizua në Superiore në 24 ndeshje, 16 nga minuta e parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online