Jo pak, por 8 sezone ka kaluar Ardit Krymin me ekipin e Vllaznisë. Duket se ka ardhur koha për të ndarë rrugët pasi lojtari ka gjetur marrëveshje me një ekip jashtë Shqipërisë. Supersport raporton se mesfushori do të jetë pjesë e Shakhtar Karagandyt në sezonin e ardhshëm.
Një largim me parametra zero, teksa lojtari i përfundonte kontrata në fund të sezonit. Kështu futbollisti 26-vjeçar do të luajë tre ndeshjet e fundit me Vllazninë, me misionin për t’i kualifikuar në Europë dhe më pas do të largohet në Bjellorusi. /Sport Ekspres/