Mirel Josa shkarkon trajnerin e parë që në debutim, Skënderbeu largon Ahmatajn

Mirel Josa ka shkarkuar trajnerin e parë që në debutimin e tij te Kukësi. Verilindorët fituan në shifrat 0-4 në Korçë, atje ku Skënderbeu u dorëzua pa nisur ende mirë ndeshja. Kjo ka sjellë vendimin e klubit për të mbyllur marrëveshjen me Ahmatajn.

Korçarët e kanë zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit në rrjetet sociale, atje ku thuhet se është arritur gjuha e përbashkët mes të dy palëve. Duke i uruar fat Ahmatajn për karrierën në të ardhmen, Skënderbeu është në kërkim të një trajneri të ri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *