“Mirë, bëhu dështak atëherë”! Van Persie tregon leksionin e jetës që i dha djalit: Pastaj pashë një “tigër” në fushë

Nga Klaudio Ndreca

Van Persie është një prej legjendave që do të mbetet gjatë në historinë e futbollit botëror, e më veçanërisht në atë holandez. Një kampion i lindur, jo vetëm për atë që ofronte në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Eksperienca dhe rrugëtimi i gjatë në karrierë i ka mësuar shumçka Van Persie-t, që tani po edukon djalin në mënyrën më të mirë, për të ngjitur shkallët e karrierës dhe për t’u bërë një lojtar i njohur. Si po e bën këtë? Me leksione jete të vlefshme! Së fundmi Van Persie ka ndarë një histori me djalin 13-vjeçar Shaquel, që vetëm po ankohej pasi trajneri nuk e kishte aktivizuar në një ndeshje kundër Ajaksit U-14.

“Ishte me Fejnordin U-14 dhe po luhej ndaj Ajaksit U14. Djali im ishte në stol dhe nuk luajti atë ndeshje. Kur ikëm me makinë për në shtëpi, u zhgënjye shumë dhe vetëm po ankohej. Fajin ia hidhte të tjerëve dhe trajnerit që nuk e futi.

Kjo më bezdisi dhe menjëherë i thashë fjalët e mia. Në rregull Shaqueel, ti po më ngjan si një dështak me këto që po flet, e di këtë? Ti po dukesh si të jesh një humbës. Ti fajëson atë, fajëson këtë, fajëson të gjithë. Por nuk të kam dëgjuar akoma që të thuash diçka për veten tënde. Fituesit e marrin veten e tyre në kontroll. Ata fajësojnë veten e tyre dhe shohin sesi mund të përmirësohen. Për këtë duhet të mendosh ti. Duhet t’i bësh vetes vetëm një pyetje: “Jam fitues apo dështak?”.

Nuk më intereson shumë mua. Jam babai yt dhe e vetmja punë që kam me nënë tënde është që të bëjmë ty një djalë të mirë dhe gati për jetën kur të shkosh 20 vjeç. Bëj gabime, bëj çfarë të duash, do të dua shumë po njësoj. Nuk më intereson, sinqerisht, nëse do të bëhesh futbollist apo jo. Por ti thua që ky është pasioni im dhe duhet të marrësh jetën tënde në kontroll. Mjaft fajësove të tjerët se më ngjan si humbës. Nëse do të jesh dështak, atëherë bëhu. Prapë do të dua shumë. Nuk ka rëndësi për mua. Nëse do të jesh fitues, merr veten në kontroll dhe mjaft u ankove për të tjerët.

Vetëm dy ditë më vonë e kam parë kur u rikthye në fushë dhe pashë një tigër që po stërvitej, vraponte dhe punonte. Thashë me vete: “Ah, në rregull”. Ai po e kupton se duhet të marrë veten në kontroll dhe është vetëm 13-vjeç”, tha Van Persie. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online