Kombëtarja U-17 zhvilloi mbrëmjen e djeshme ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi U-17.
Takimi i zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” u mbyll në barazim pa gola 0-0
Trajneri Bledi Shkëmbi hodhi në fushë këtë formacion titullar : Erno Mustafa (GK), Darli Kurti, Frensi Mali, Lukas Cekrezi (C), Arian Gavelli, Gabriel Kulla, Serxho Vogli, Matia Koci, Ernesto Marqeshi, Flavio Shkëmbi, Emiliano Mihana.
Në pjesën më të madhe të lojës kuqezinjtë dominuan kundërshtarin por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Mundësitë më të mira për shënim ishin në fraksionin e dytë, aty ku trajneri Bledi Shkëmbi kreu edhe disa zëvendësime në fushë për të tentuar fitoren.
Në fund ndeshja u mbyll 0-0. Kjo ishte edhe miqësorja e dytë e Kombëtares U-17 me Malin e Zi U-17. Këto teste miqësore i shërbejnë stafit teknik U-17 për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te raundi i parë kualifikues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.