Miqësore si kjo e Vllaznisë duhen ndjekur nga të gjithë, shënon Gligorov dhe fitore e pastër

Vllaznia e Jonuz ka marrë një tjetër fitore në ditën e sotme, por këtë herë ndaj të rinjëve. Përballja është zhvilluar në fushën sportive “Hasaj”, ndërsa përballë tyre ishin të rinjtë e U-19. Fitorja e lojtarëve të drejtuar nga Jonuz do të ishte e pastër me shifrat 4-0.

Ristevski dhe Bardulla kanë arritur të shënojnë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën do të ishte Wenderson dhe Gligorov që mbyllën edhe historikun e ndeshjes. Por ajo që vlen të përmendet më në veçanti, është fakti se për miqësore është zgjedhur si kundërshtar grupmosha e ekipit.

Pra, në këtë mënyrë i jepet edhe një shtysë edhe futbollistëve të rinjë, që të tregojnë të gjitha vlerat kur kanë vështrimin e trajnerit të parë. Një ndeshje miqësore më ndryshe, që duhet ndjekur edhe nga ekipet e tjera të Superiores. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online