Suad Sahiti dhe Fatjon Antoni kanë luajtur gjatë të gjithë 90 minutave në trasnfertën që skuadra e Larisës pati ndaj skuadrës së Xanthit. Ekipi vendas arriti të fitonte me rezultatin 1-0. Ndërkohë që ndeshja pati dhe shumë kartonë.
Dy lojtarë të ekipit të Larisës u ndëshkuan më të karton të kuq, çka i dha Xanthit një avantazh shumë të madh, që u konkretizua në gol në minutën 82-të falë një penalltie.
Kjo ndeshje ishte aktivizimi i katër i Sahitit në kampionatin grek, ku në të katërta takimet e ka nisur si titullar. Një fillim i mbarë për ish-sulmuesin e Skënderbeut, që me korçarët nuk arriti të merrte minuta të shumta, pavarësisht pritshmërive të mëdha që drejtuesit kishin për të.