“Minotauri” Shkurtaj del nga labirinti dhe ndjek majat!

 

Nga ishulli i Kretës te emigrimet në Holandë, Itali dhe Portugali, për t’u kthyer në Greqi dhe gjetur dimensionin e tij në Shqipëri. Karriera e sulmuesit që “qëndroi i burgosur” 6 muaj, drejt ngjitjes

Anton Cicani

“Kishte kokën e demit dhe trupin e një njeriu… Pamja e tij të rrëqethte mishin, por kur i qëndroje pranë të përcillte ndjesinë e një krijese që vuante brenda tij…”. Në Mitologjinë greke, një hapësirë të rëndësishme ka edhe ishulli i Kretës, për shkak të një përbindëshi gjysmë njeri dhe gjysmë dem… Ai ishte Minotauri, i burgosur në Labirintin e Knososit, për të mos dalë më kurrë nga aty. Një histori shumë e vjetër, e krijuar për t’i dhënë më shumë ngjyrime mitologjike historisë së ishullit më të madh të Greqisë, aty ku ka lindur edhe një shqiptar, me origjinë nga Vlora.

Image result for creta minotauro
Krijesa Mitologjike, Minotaur

Hania është qyteti i dytë më i madh i Kretës,  me 108 mijë banorë, teksa shtrihet në një vijë fantastike bregdetare, duke u lagur nga deti Egje… Kushedi sa herë i ka qëlluar të voglit Vasil Shkurtaj  që të luajë me miqtë e tij të fëmijërisë pranë Portit Venecian, që edhe sot vazhdon të jetë një ndër pikat turistike të qytetit ishullor. Por, megjithatë, ai kurrë nuk do ta kishte imagjinuar se karriera do të merrte një trajektore të tillë, teksa pak ditë më parë sapo festoi 26-vjetorin në Shqipëri. Eksperienca e parë në atdheun e tij, pasi ka provuar eksperienca nga më të ndryshmet, që nga Holanda dhe shkolla e Ajaksit, te Greqia, Italia me të rinjtë e Lacios dhe Portugalia… Valixhen në dorë dhe guximin “në xhep” për të provuar diçka të re. Mund të kishte ngjitur me shumë shkallë, por mund të kishte zbritur edhe shumë të tjera.

Hania, qyteti i lindjes së Shkurtajt

Fakti është që sot ai gëzon Luftëtarin me golat dhe paraqitjet e tij, pasi për gjashtë muaj iu desh të priste dhe të stërvitej me ekipin, teksa federimi do të vinte vetëm në janar. Sot, goli ndaj Flamurtarit, në “Vlorën e tij”, i dha 3 pikët Luftëtarit, që uron që karriera e Shkurtajt të marrë tashmë një ngjitje, aty ku nuk ka presion dhe nuk i kërkohet “Hëna”. Dhe, kushedi, ndoshta edhe kombëtarja e madhe e Panuçit, mund ta marrë në konsideratë, pasi parashuta e tij u mbyll deri te Shpresat U-21 (dy gola në 13 ndeshje). Dhe, në ndryshim nga “Minotauri”, Shkurtaj mund të gjejë rrugën për të dalë nga labirinti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online