I ftuar në emisionin “Fair Play”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë edhe një lajm që nuk pritej. Kontrolli i drejtorisë së tatimeve që ishte planifikuar në këtë kohë zgjedhjesh për disa klube dhe që përfundonte më 7 shkurt, është pezulluar. “Ishte koincidencë që qëllonte në kohë zgjedhjesh. Bisedova me Ministrin e Financave që dy ditë më parë dhe më garantoi që ky kontroll nuk do të kryhet. E pezulloi, pasi nuk e dinte që rastiste në kohë zgjedhjesh”.