MINIFUTBOLL/ Shqipëria mundet dhe nga Bosnja

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Minifutboll është mundur dhe në ndeshjen e dytë në Kampionin Europian. Skuadra kuqezi nuk ka arritur që të ruajë avantazhin që e arriti me përmbysje, pasi përfaqësuesja boshnjake ka gjetur forcat për të shënuar plot 4 gola. Duhet përmendur që boshnjakët shënuan që në minutën e parë, por dy golat e Shqipërisë rikthyen shpresat, të cilat zgjatën shumë pak.

Për skuadrën kuqezi ishin Hysenbelliu dhe Shima që kanë mundur të shënojnë, por pa mundur që t’i japin fitoren skuadrës. Shqipëria garonte në grupin C dhe kjo ishte ndeshja e dytë e kuqezinjve.

Shqipëria ishte mundur minimalisht dhe pak ditë më parë nga Kazakistani.  Kampionati Europian i Minifutbollit po mbahet në Ukrainë, por rrugëtimi i kuqezinjve do të ndalet këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *