Milot Rashica ka vendosur të ndajë rrugët me Verder Bremenin dhe është duke parë alternativat që ofron kjo merkato. Sulmuesi shqiptar i ka të qarta idetë në kokën e tij dhe për këtë arsye ka bërë edhe refuzimin e parë. Sipas “DeichStube”, Rashica i ka thënë “jo” Aston Vilës. Këta të fundit ishin të interesuar prej kohësh për shërbimet e futbollistit dardan dhe ishin të gatshëm të paguanin shifrën e kërkuar.
Por një transferim i tillë nuk ka miratimin e vetë sulmuesit, që nuk dëshiron të luajë sërish me një skuadër që Lufton për mbijetesë. Premier League është një mundësi për të vetëm nëse vjen një ofertë nga një klub më i madh. Dëshira e tij është edhe Leipzig, të cilët pëlqejnë futbollistin shqiptar, por kërkojnë të ulin çmimin e tij në mënyrë që të arrihet marrëveshja./Halit Delibashi-Sport Eskpres/